Kulturë

Nis hartimi i Planit të Menaxhimit të Integruar të qendrave historike


 

Nis procesi i hartimit të Planit të Menaxhimit të Integruar të qendrave historike, Gjirokastër dhe Berat.

Lajmi u dha nga Ministria e Kulturës. Në faqen zyrtare të Ministrisë shkruhet se Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka zhvilluar një takim koordinues me Qendrën e Trashëgimisë Botërore, UNESCO dhe trupat këshillimore të saj ICOMOS dhe ICCROM, mbi nisjen e procesit të hartimit të Planit të Menaxhimit të Integruar të Qendrave historike Gjirokastër dhe Berat.

Asistenca Ndërkombëtare e hartuar nga IKTK, mbi këtë projekt është aprovuar nga Qendra e Trashëgimisë Botërore në vitin 2019.

Projekti parashikohet të zhvillohet gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2021. Ai do të përfshijë angazhimin e 3 ekspertëve ndërkombëtarë nga ICOMOS dhe ICCROM si dhe do të sigurojë përfshirjen e të gjitha palëve të interesit për këto pasuri botërore në Shqipëri.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore