Shqipëria

Nikolla, mesazh urimi për Presidenten e re të PE-së


Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, mëngjesin e 19 janarit, i ka dërguar një letër urimi Presidentes së re të zgjedhur të Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

“Me rastin e zgjedhjes në detyrën e lartë e të nderuar të Presidentes së Parlamentit Evropian, ju dërgoj urimet më të përzemërta të Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat personalisht”, ka shkruar ajo.

Kryeparlamentarja është shprehur e bindur së prania e Metsolës në PE do të jetë “mbështetje e madhe për Shqipërinë në rrugëtimin evropian”.

Ajo ka shtuar se, me zgjedhjen e Metsolës do të zgjerohet bashkëpunimi me Kuvendin e Shqipërisë dhe institucioneve evropiane.

Roberta Metsola mori detyrën e re në krye të PE-së të martën e 18 janarit, në vend të David Sassoli-t – disa ditë pas vdekjes së tij.

Ajo është gruaja e parë në 20 vjet që mban këtë post.

Metsola u zgjodh me një shumicë të qartë prej 458 vota pro nga 616 të hedhura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore