Muzikë

Nick Jonas puth vajzën Malti gjatë koncertit të “Jonas Brothers” në Florida


Koncerti i fundit i këngëtarit, Nick Jonas ishte më i veçantë, pasi pjesë e audiencës ishte edhe një person i afërt i tij – vajza, Malti.

Ndërsa performonte me “Jonas Brothers” në Orlando të Floridas, ylli i hitit “Jealous”, tregoi pak dashuri për një palë fansash veçanërisht entuziastë – gruan e tij, Priyanka Chopra Jonas dhe vajzën e tyre, Malti.

Pamjet e kapura nga fansat e koncertit të shpërndara në TikTok tregojnë vajzën 20-muajshe të veshur me tutu dhe një palë kufje të mëdha, që anulojnë zhurmën – duke parë babanë e saj duke performuar hitin e tij të ri “When You Look Me in the Eyes ” nga rreshti i parë me nënën e saj, Chopra Jonas.

@elisabethschuler Nick, Priyanka and baby Malti are so sweet! Last night was everything I hoped it would be and more! #nickjonas #jobros #thetour #jonasbrothers #jonasbrothersconcert #priyankachopra #babyjonas #thetourorlando ♬ original sound

Ndërsa, Jonas performonte këngën në skenën Amway Center, ai iu afrua ngadalë Maltit, e cila qëndronte e mbështetur nga nëna e saj.

Nick ia zgjati dorën dhe u shfaq duke thënë diçka që e bëri Chopra Jonas të qeshte. Më pas ai i dha një puthje në ball vogëlushes përpara se të rifillonte performancën e tij.

Jonas gjithashtu ndau një foto familjare nga prapaskenat e shfaqjes në Florida në Instagram.

“Sillni familjen tuaj në ditën e punës”, ka shkruar ai mbi fotografitë e publikuara.

Para se të fillonte turneun e tij aktual në gusht, Jonas – së bashku me vëllezërit Joe dhe Kevin Jonas – në një intervistë për People, ka folur rreth atësisë.

Nick Jonas.

“Ka të bëjë vetëm me të qenit i pranishëm në të gjitha momentet që mundeni”, tha ai duke folur për balancimin e atësisë ndërsa dilte në skenë çdo natë.

“Për mua në veçanti, përpiqem të bëj më të mirën që të jem gjithmonë aty kur të mundem, por është ndryshe për të gjithë. Dhe ne e kemi bërë këtë për një kohë të gjatë, duke bërë muzikë dhe duke qenë ne rrugë. Pra, është një lloj pjesë e ADN-së sonë”, pati shtuar ai.

Ylli i hitit “Close” tha gjithashtu se mezi po priste që Chopra Jonas dhe Malti t’i bashkoheshin në turne sa herë që të ishte e mundur.

“Kur gruaja ime të mundet, ajo do të jetë atje dhe pastaj e kundërta, Malti do të jetë përreth, por mund të jetë pak e zhurmshme për të, mund të bëhet pak vonë”, tha ai.

Jonas dhe Chopra Jonas e mirëpritën Maltin nëpërmjet një gruaje zëvendësuese më 15 janar të vitit 2022.

Ajo i kaloi 100 ditët e para në njësinë e kujdesit intensiv neonatal përpara se të kthehej në shtëpi pikërisht në kohën e duhur për Ditën e Nënës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore