Shqipëria

Nga pavarësia e gjyqësorit te korrupsioni, zbardhet raporti i DASH-it për Shqipërinë


Departamenti Amerikan i Shtetit, në një raport –i cili pritet të pasqyrohet live – lidhur me të drejtat e njeriut në Shqipëri përgjatë vitit 2021, problematike mbetej pavarësia e gjyqësorit dhe korrupsioni.

Kjo është raportuar nga Zëri i Amerikës (VOA), ku sqarohej se problematike vijon të jetë procesi vetting-ut, kufizimi i lirisë së shprehjes dhe shtypit, si dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet bashkiake.

“Mosndëshkimi mbeti një problem, megjithëse Organi i Specializuar për Anti-korrupsionin dhe gjykatat anti-korrupsion bënë përparim të rëndësishëm gjatë vitit në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar”, thuhej në raport, sipas VOA-s.

Ndërsa notë pozitive kishte marrë procesi i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Kjo pasi sipas raportit Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë arriti në përfundimin se zgjedhjet e 25 prillit ishin të organizuara mirë, votuesit kishin alternativa mes kandidatëve që ishin në gjendje të bënin fushatë lirisht dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i menaxhoi në mënyrë adekuate detyrimet e tij.

“Megjithatë raporti i OSBE-së theksoi disa mangësi, duke përfshirë blerjen e votave, rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme personale dhe avantazhin e konsiderueshëm të fituar nga partia në pushtet për shkak të të qenit në pushtet”, thuhej në raportin e Departamentit të Shtetit.

Arbresh info

Nga korrupsioni te mungesa e transparencës

DASH ka cilësuar se qeveria nuk e ka zbatuar në mënyrë efektive legjislacionin që parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët publikë dhe ndalon individët me dënime penale të shërbejnë si kryetarë bashkie, deputetë ose në poste qeveritare apo shtetërore.

“Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe zyrtarët shpesh u përfshinë në praktika korruptive pa u ndëshkuar”, thotë raporti.

Sakaq ata kanë përmendur se falë hetimeve dhe akuzave të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) u zbuluan skema korruptive nga ish-ministra, kryetarë bashkie, gjyqtarë dhe prokurorë në detyrë, ish-gjyqtarë dhe gjyqtarë të Dhomës së Apelit të Vetting-ut të Gjykatës Kushtetuese, ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe zyrtarë të pushtetit ekzekutiv.

Që nga shtatori, një gjyqtar, dy prokurorë, një kryetar bashkie dhe ish-drejtori i prokurimeve në Ministrinë e Brendshme u paditën për shpërdorim detyre dhe akuza për korrupsion.

Por sipas DASH-it megjithëse disa agjenci qeveritare hetuan rastet e korrupsionit, burimet e kufizuara, rrjedhjet hetimore, presioni real dhe i perceptuar politik dhe një sistem emërimi i paorganizuar mirë, i penguan hetimet.

Korrupsion me dëmshpërblimet për tërmetin në Petrelë, SPAK arreston dy persona - ATSH -

“Ndërsa prokurorët bënë përparim të rëndësishëm në ndjekjen e rasteve të korrupsionit publik të nivelit të ulët dhe të mesëm, shkalla e ndjekjes penale për zyrtarët e rangut të lartë mbeti e ulët”.

Departamenti nënvizoi se edhe korrupsioni në polici mbetet problematike.

“Policia nuk e ka zbatuar gjithmonë ligjin në mënyrë të barabartë. Lidhjet personale, politike ose kriminale, infrastruktura e mangët, mungesa e pajisjeve dhe mbikëqyrja e pamjaftueshme shpesh patën pasoja në zbatimin e ligjit”.

Në vijim raporti tregoi se autoritetet vazhduan t’i adresojnë këto probleme duke përmirësuar objektet e policisë, automjetet dhe duke theksuar publikisht masat kundër korrupsionit. Po ashtu qeveria krijoi një sistem për verifikimin e zyrtarëve të sigurisë.

Sipas raportit, organizatat vendase dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në përgjithësi vepronin pa kufizime nga qeveria, duke hetuar dhe publikuar gjetjet e tyre mbi rastet e të drejtave të njeriut. Zyrtarët qeveritarë në përgjithësi ishin bashkëpunues dhe të përgjegjshëm ndaj pikëpamjeve të tyre.

2 dosje të bujshme pritet të shpërthejnë së shpejti nga SPAK, rrezikojnë arrestimin dhjetëra zyrtarë të zhytur në afera, nën hetim disa ish-ministra - Politike

Sistemi i drejtësisë dhe rrjedhja e të dhënave

“Megjithëse Kushtetuta e Shqipërisë parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frika, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan atë të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”, u cilësua në raport.

Seancat gjyqësore ishin përgjithësisht të hapura për publikun, përveç në rastet ku kufizimet nga COVID-19 nuk i lejonin gazetarët ose publikun të hynin në ambientet e gjykatës.

Përpos vlerësohej fakti se qeveria vazhdoi procesin e monitoruar ndërkombëtarisht për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe për shkarkimin e personave me pasuri të pajustifikueshme ose lidhje me krimin e organizuar.

Raporti përmend problemet e krijuara nga mungesa e plotësimit të Gjykatës së Lartë me numrin e duhur të gjykatësve. Deri më 31 korrik ata vunë në dukje se Gjykata e Lartë kishte një numër të lartë prej 36 mijë e 608 çështjesh të prapambetura në pritje gjykimi.

Harta e re e gjyqësorit/ 12 gjykata të shkallës së parë, dy Administrative dhe një Apel - Vizion Plus

“Politizimi i emërimeve të kaluara në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese herë pas here kërcënoi të minonte pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve”.

Zbatimi i dispozitave të reformës në drejtësi çoi në një pauzë në proceset normale gjyqësore ndërsa punohej për ngritjen e organeve të pavarura disiplinore.

“Ndërsa individët dhe organizatat mund të kërkojnë instrumenta juridike civile për shkeljet e të drejtave të njeriut, janë raportuar raste të korrupsionit gjyqësor, joefikasitetit, frikësimit dhe ndërhyrjes politike”.

Nga ana tjetër negative u panë se akoma ish-të persekutuarit politike gjatë regjimit komunist vazhduan të bënin kërkesa ndaj qeverisë për dëmshpërblim.

“Qeveria nuk ka bërë përparim në lëvrimin e kompensimeve gjatë vitit. Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshime Shoqërore dhe Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit (Sigurimi) ngritën shqetësime në lidhje me rastet e pazgjidhura të personave të zhdukur që datojnë nga ish-regjimi komunist”.

Po ashtu problem mbetet e drejta e pronës, veçanërisht procesi i zgjatur i kompensimit dhe nivelet e ulëta të kompensimit për pronën e shpronësuar.

Drejt - Kushtetutë e ndryshuar apo një Kushtetutë e re? - Opinion

Në raport theksohej se megjithëse Kushtetuta dhe ligjet ndalojnë ndërhyrje arbitrare ose të paligjshme në privatësi, familje, shtëpi ose korrespondencë, ka pasur njoftime se qeveria nuk i respektoi ato ndalime.

Ndër të tjera në raport përmendej dhe rrjedhja e të dhënave të qytetarëve gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

“Gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit, u bë e njohur se një bazë të dhënash me informacionin personal dhe detajet e kontakteve të rreth 900 mijë qytetarëve, si dhe preferencat e tyre të mundshme partiake, u bënë publike, duke i ekspozuar votuesit ndaj presionit të mundshëm”, cilësohej në raport, ku shtonte se SPAK-u ka nisur një hetim penal.

Respektimi i Lirive Civile dhe Liria e Medias

Ka pasur raporte se qeveria, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme.

Raporti thotë se mediat e pavarura ishin aktive dhe shprehnin një shumëllojshmëri të gjerë pikëpamjesh, por shtoi se pati përpjekje për të ushtruar presion të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë politik dhe ekonomik mbi median, përfshirë kërcënimet dhe dhunën ndaj gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsionin.

Një nga problemet kryesore që përmenden në raport është fakti që pronarët e bizneseve i përdornin lirisht mediat e tyre për të siguruar favore dhe për të çuar përpara interesat e tyre me (mbështetjen) e partive politike.

Les catégories juridiques du droit des médias - blog Doc-du-juriste.com

“Shumica e pronarëve të stacioneve televizive private përdorën përmbajtjen e transmetimeve të tyre për të ndikuar në veprimet e qeverisë ndaj bizneseve të tyre të tjera. Pati njoftime të besueshme se përfaqësues të lartë të medias përdorën organet e mediave për të ushtruan shantazh ndaj bizneseve duke i kërcënuar me mbulim negative”.

“Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan median e pavarur të shkruar dhe gazetarët sipas njoftimeve u angazhuan në autocensurë”, vazhdon raporti.

Për më tej, pasiguria ekonomike për shkak të mungesës së kontratave të punës gërreu pavarësinë e gazetarëve dhe kontribuoi në njëanshmërinë e mbulimit. Sindikata e Gazetarëve Shqiptarë vazhdoi të raportonte vonesa të konsiderueshme në pagat për gazetarët në shumë media. Sipas sindikatës së gazetarëve, pandemia i përkeqësoi këto vonesa. Problemet financiare bënë që disa gazetarë të mbështeteshin më shumë në burimet e jashtme të të ardhurave, duke çuar në pyetje në lidhje me integritetin e raportimit të tyre.

Organizatat jo-qeveritare gjithashtu shprehën shqetësimin se etika profesionale ishte një prioritet i ulët për disa prej mbi 900 portalet e lajmeve në vend, duke ngritur shqetësime mbi përhapjen e lajmeve të rreme që u shërbenin “interesave të veçanta financiare, politike dhe kriminale. Rritja dramatike në mediat online ofroi një larmi pikëpamjesh si dhe mundësi për korrupsion”.

Publikohet raporti me titull 'Online media monitor' – Demokracia

Po ashtu Sindikata e Gazetarëve shprehu shqetësimin për presionin ndaj gazetarëve nga interesat e politikës dhe biznesit, si edhe rastet e dhunës ndaj tyre.

Organizatat ngrenë shqetësime për paditë për shpifje ndaj gazetarëve, gjobat e larta dhe dosjet penale ndaj gazetarëve. Për rrjedhojë këto padi, minuan lirinë e shprehjes.

Gjithashtu raporti përmend problemet me paketën kundër shpifjes, e cila pas kritikave, debateve dhe opinionit të Komisionit të Venecias që e gjeti atë problematik, mbeti pezull.

Raporti detajon gjithashtu problemet me liritë individuale të njeriut, përfshirë vrasjen e të riut (Klodian Rasha) që ishte në shkelje të orës policore në dhjetor të vitit 2019, burgjet e mbipopulluara dhe kujdesin e pamjaftueshëm për të burgosurit, dhuna ndaj gruas dhe në familje e keqësuar gjatë pandemisë, dhe diskriminimin për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore