Sport

Nexhat Sahiti radhitet në pozitën e 12 në garën e shenjëtarisë sportive në LM Oran 2022


Sportisti kosovar, Nexhat Sahiti ka përfunduar garën e shenjëtarisë sportive, në disiplinën prej 10 metra pistoletë ajrore në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Garuesi nga Kosova mblodhi 564 pikë, të cilat e renditën atë në pozitën e 12-të nga 19 garues që morën pjesë.

Me pak fat, Sahiti ka mundur të kualifikohet në finale, ku kaluan tetë garues, por pikët e tij nuk ishin të mjaftueshme të hynte në tetë më të mirët.

Për të mbështetur Nexhat Sahitin, aty ishin edhe nënpresidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Gazmend Maxhuni dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv, Avni Nuha.

Kujtojmë se deri më tani, Kosova ka fituar pesë medalje në LM Oran 2022, por ata kanë siguruar edhe të gjashtën pasi Loriana Kuka ndodhet në finale të katëgorisë deri në 78 kg në xhudo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore