Lajme

Netanyahu anulon nisjen e delegacionit izraelit në SHBA pas votimit të rezolutës së OKB-së


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka anuluar nisjen e një delegacioni izraelit për bisedime në Shtëpinë e Bardhë rreth Rafahut.

Kjo pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës abstenuan në një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që bën thirrje për një armëpushim në Gaza dhe lirimin e të gjithë pengjeve

Një delegacion i nivelit të lartë do të udhëtonte  në Washington për të diskutuar një operacion të planifikuar ushtarak izraelit në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Sakaq, nuk ka pasur asnjë koment apo konfirmim të menjëhershëm nga zyra e Netanyahut.

Sakaq, udhëheqësi parlamentar i opozitës Yair Lapid ka akuzuar Netanyahun se po përpiqet të largojë vëmendjen nga një përçarje në koalicionin e tij mbi një projektligj për rekrutim ushtarak në kurriz të lidhjeve me SHBA-ve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore