Jetesë & Stil

Nëna e Jay-Z, Gloria Carter martohet me të dashurën e saj, Roxanne Wilshire


Nëna e rep artistit, Jay-Z, Gloria Carter thuhet se u martua me të dashurën e saj prej shumë kohësh Roxanne Wilshire në Tribeca të New York, gjatë fundjavës.

Në dasmë thuhet se kanë marrë pjesë miqtë dhe familja e Carter-it, duke përfshirë djalin e saj Jay-Z dhe gruan dhe kolegen e tij artiste, Beyonce, së bashku me Kelly Rowland, Tina Knowles-Lawson, Tyler Perry dhe Robin Roberts.

Sipas Complex, pritja e dasmës nuk përfundoi deri rreth orës 1 të mëngjesit të së dielës, derisa në fotot e publikuara nga Daily Mail, u shfaqën Beyonce me vajzën e saj, Blue Ivy, 11 vjeçe, të veshura me shumë klas e stil.

Beyonce me të vajzën, Blue Ivy.

Jay-Z fillimisht foli për nënën e tij, që iu shfaq në këngën e tij të vitit 2017, “Smile” e që shënonte herën e parë që e kishte adresuar publikisht orientimin e saj seksual.

Carter gjithashtu shfaqet në pistë për të dhënë një fjalim, ku ajo thotë: “Të jetosh në hije – a mund ta imagjinosh se çfarë lloj jete është kjo?”.

Jay Z dhe Gloria Carter.

“Në hije njerëzit ju shohin si të lumtur dhe të lirë. Sepse kjo është ajo që ju dëshironi që ata të shohin. Bota po ndryshon dhe ata thonë se është koha të jesh i lirë. Por ti jeton me frikën e të qenit vetvetja. Të jetosh në hije ndihet si vendi i sigurt për të qenë, thua se nuk ka dëm për ta, nuk ka dëm për mua”, kishte thënë ajo.

Gjatë një interviste me David Letterman në “My Next Guest Needs No Introduction” të platformës Netflix, Jay-Z zbuloi se ishte i lumtur kur zbuloi se nëna e tij ra në dashuri me Wilshire.

“Imagjinoni të duhet ta jetoni jetën tuaj si dikush tjetër dhe ju mendoni se po mbroni fëmijët tuaj”, tha ai në vitin 2018.

“Që ajo të ulet përballë meje dhe të më thotë ‘mendoj se dua dikë’, qava vërtet. Qaja sepse isha shumë e lumtur për të që ishte e lirë”, pati shtuar Jay Z.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore