Lajme

Në Ukrainë janë hapur kampet për pushtuesit e kapur


Në Ukrainë janë hapur kampe speciale për robërit rusë të luftës.

Lajmi u bë i ditur nga prokurorja e Përgjithshme ukrainase Irina Venediktov gjatë një interviste për “BBC”.

“Ka tashmë (kampe të të burgosurve). Ne kemi punuar rreth tyre. Ato u ngritën, sepse kjo kërkohet nga Konventa e Gjenevës”, shtoi zyrtarja ukrainase.

Venediktov sqaroi se për sa u përket robërve të luftës, edhe kujdesi mjekësor ndaj tyre ofrohet pothuajse në të njëjtin nivel me ushtarët ukrainas.

“Prandaj besoj se po manifestohemi si një vend i qytetëruar që e zmbraps agresorin, por nuk bëhet agresor”, ishte mesazhi i prokurores.

Sipas Venediktov, çështjet e kampeve speciale ushtarake janë përpunuar – pasi u nënshkrua një urdhër i përbashkët me Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shërbime të tjera përkatëse të Ukrainës.

Në të njëjtën kohë, Prokurorja e Përgjithshme sqaroi se një organ ligjzbatues i krijuar posaçërisht, Shërbimi Ushtarak i Zbatimit të Ligjit, aktualisht po merret me çështjen e të burgosurve të luftës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore