Lajme

Në Poloni, emigrantët nuk do të lejohen të kërkojnë azil


Parlamenti polak ka miratuar një ligj, sipas të cilit rojet kufitare lejohen t’i dëbojnë menjëherë emigrantët që kalojnë kufirin ilegalisht.

Ata do të kenë fuqi të refuzojnë kërkesat për azil ndërkombëtar, pa i shqyrtuar më parë.

Ky vendim ka nxitur edhe reagimin e grupeve të të drejtave të njeriut, të cilat akuzojnë Poloninë se dëshiron të legalizojë kthimin e emigrantëve.

Polonia dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë akuzuar presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko për dërgimin e një fluksi emigrantësh.

BE-ja thotë se ai po përpiqet të destabilizojë shtetet anëtare fqinje. Kjo si një formë hakmarrjeje kundër sanksioneve.

Sipas ligjit ndërkombëtar, kujtdo që kërkon mbrojtje ndërkombëtare, duhet t’i jepet qasje në procesin e azilit, edhe nëse e ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Edhe pse është e ndaluar të dërgohen njerëzit atje ku mirëqenia e tyre mund të jetë në rrezik, grupet e të drejtave kanë akuzuar Poloninë se i ka dëbuar emigrantët me muaj.

Të paktën gjashtë emigrantë janë gjetur të vdekur pranë kufirit me temperaturat që tani bien nën nivelin e ngrirjes gjatë natës.

Ndryshimi ligjor i miratuar rishtazi tani duhet të nënshkruhet në ligj nga Presidenti polak, Andrzej Duda, aleat i qeverisë.

Që nga gushti, ka pasur më shumë se 16 mijë përpjekje për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, krahasuar me vetëm 120 gjatë gjithë vitit të kaluar, tha agjencia kufitare e Polonisë.

Shtetet anëtare të BE-së, Lituania dhe Letonia, kanë parë gjithashtu rritje masive të emigrantëve nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Azisë, që përpiqen të hyjnë ilegalisht nga Bjellorusia që nga fillimi i verës.

Polonia shton frikën e largimit nga BE-ja në ‘Polexit’

Bjellorusia është akuzuar se ka nxitur emigrantët të shkojnë atje me premtimin e rremë të hyrjes ligjore në BE.

Qeveria bjelloruse ka mohuar akuzat dhe fajëson politikanët perëndimorë për situatën në kufi.

Polonia ka ngritur një gardh të përkohshëm me tela, përgjatë pjesëve të kufirit të saj dhe të enjten parlamenti në Varshavë mbështeti një plan për të ndërtuar një mur kufitar.

Vendet baltike dhe Polonia kanë qenë nën presion javët e fundit për emigrantët e shtyrë në kufi nga lideri bjellorus, Aleksandër Lukashenko, me qëllim destabilizimin e BE-së.

Polonia dhe Lituania tashmë po ngrenë barriera në kufirin me Bjellorusinë.

Sipas tyre, asnjë vend i tretë nuk duhet të jetë në gjendje të përdorë sistemin e azilit, me qëllim ushtrimin e presionit politik dhe shantazhimin e BE-së e shteteve anëtare të tij, ose shfrytëzimin e situatës aktuale në Afganistan.

Barrierat fizike në kufijtë e jashtëm të BE-së janë shumëfishuar në Evropë që nga viti 2018.

Më e gjata aktualisht shkon në kufirin midis Bullgarisë e Turqisë dhe është 235 kilometra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore