Sport

Në përgatitje për “Roland Garros”, kush e fitoi Madrid Open-in?


Alexander Zverev dhe Matteo Berrettini u përballen në finalen e madhe të Madrid Open.

Ky i fundit me një rrugëtim më të lehtë drejt finales, kurse Zverev njeriu që eliminoi favoritin, Rafael Nadal.

Në rrugën për finalen, Berretini u përballë me: Fognini, Delbonis, Garin dhe Ruud.

Kurse, Zverev kishte rrugë shumë më të vështirë, ai filloi më përballjen kundër japonezit Nishikori, dhe me radhë në rrugën e tij u përball me Evans, Nadal dhe Thiem,

Finalja ishte edhe ndeshja më e gjatë e këtij sezoni në Madrid Open, plot dy orë e 42 minuta.

Setin hapës e fitoi italiani Berrettini, me anë të tie-break.

Ai arriti të rrëzoj gjermanin Zverev 10-8 në gjuajtjet vendimtare.

Seti i dytë shkoi në favor të Zverev, i cili pa shumë vështirësi arriti që të thyej Beretti-n në servën e tij me rezultat 6-4.

Momentin e mirë Zverev e vazhdoi edhe në setin mbyllës, duke e fituar me lehtësi 6-3.

Numri gjashtë i botës vazhdon formën e mirë, kurse Berrettini nuk arrin edhe një triumf tjetër pas atij në Beograd muajin e kaluar.

Kanë mbetur edhe 20 ditë deri në fillim të “Roland Garros-it”, dhe Madrid Open premton që mund të kemi surpriza.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore