Lajme

Ne informuam SHBA-të para dhe pas sulmit ndaj Izraelit, thotë Irani


Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, tha se Teherani e informoi Washingtonin – nëpërmjet mesazheve të shkëmbyera përmes Zvicrës – për sulmin ndaj Izraelit përpara se të ndodhte.

“Ne u thamë qartë amerikanëve në mesazhet se vendimi i marrë nga Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare iraniane për ndëshkimin e regjimit sionist ishte përfundimtar”.

Ai tha se edhe pas aksionit ndëshkues rreth orës 2:30 të mëngjesit të së dielës së kësaj jave, i dërguan një mesazh tjetër Shtetet e Bashkuara përmes kanaleve diplomatike, duke deklaruar se nuk presim rritje të tensionit në rajon.

Kështu të paktën shpjegoi Amirabdollahian – siç raporton “Irna” – duke folur për gazetarët në New York ku po merr pjesë në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore