Lajme

Në infinit dhe përtej, Bezos kompleton udhëtimin hapësinor


Jeff Bezos ka kryer me sukses udhëtimin drejt hapësirës, në bordin e anijes së tij Blue Origin, duke hyrë në histori si udhëtari i parë “turistik”, i cili shkon në një kuotë hapësinore me gravitet zero.

Si sonda me pasagjerët, ashtu edhe raketa mbështetëse, u ulën me sukses në orën 15:24 me atë lokale të Shqipërisë, pas thuajse dhjetë minutash në ajër.

Me një uniformë blu dhe kapele “Cowboy”, Bezos doli nga anija kozmike i ekzaltuar. Baza e New Mexico-s nuk kishte shumë persona të pranishëm për të pritur uljes e “Blue Origin”, por mjaftueshëm sa për të dëshmuar këtë arritje historike të manjatit amerikan.

I shoqëruar nga vëllai i tij, Mark, dhe dy persona të tjerë në ekuipazh, Bezos kompletoi një ëndërr të kahershme të udhëtimit në kufijtë e orbitës tokësore.

Ai e tejkaloi me një marzh shumë të lartë, kuotën e vendosur nëntë ditë më parë nga Richard Brenson. Ky i fundit, u bë njeriu i parë që fluturoi si “turist hapësinor”.

Një student 18-vjeçar i fizikës, babai i të cilit drejton një firmë të menaxhimit të investimeve, është caktuar të zërë vendin e një personi, i cili pagoi 28 milionë dollarë në një ankand për të marrë pjesë në fluturimin inaugurues të turizmit hapësinor për kompaninë “Blue Origin” të miliarderit Jeff Bezos.

Oliver Daemen u bë anëtari i katërt i ekuipazhit, duke u bërë gjithashtu edhe klienti i parë i kompanisë.

Pjesë e ekuipazhit ishte edhe aviatorja 82-vjeçare, Wally Funk.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore