Shqipëria

Ndryshon kryetari i grupit Aleanca për Ndryshim, Duka zëvendëson Shehin


Aleanca për Ndryshim – grupi parlamentar që është drejtuar nga deputeti Dashamir Shehi – ka ndryshuar sërish kryetar grupi.

Pozicionin tanimë e ka marrë Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA).

Më herët, grupi parlamentar në fjalë drejtohej nga Fatmir Mediu.

Mirëpo aleatët kanë rënë dakord që në fillim të sesionit parlamentar në vitin 2021, që ky grup parlamentar që do të drejtohej nga kryetarët e partive të vogla, përkatësisht për secilin vit; Fatmir Mediu, pasoi me Dashamir Shehin, Agron Dukën dhe Vangjel Dulen.

Sakaq, arsyeja e ndryshimit të kryetarit, lidhet edhe me qëndrimet e Shehit, i cili nuk merr pjese në mbledhjet e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike (PD).

Gjithashtu nuk është pjesë e Federatës së  Opozitës së Bashkuar.

Shehi, duke mbajtur qëndrimet e tij në mbledhjet e institucioneve të Kuvendit të Shqipërisë ka dalë kundër linjës së PD-së së Rithemelimit.

Ndaj ka pasur një dakordësi mes palëve, që Shehi të dorëhiqej dhe vendin e tij ta merrte Agron Duka.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore