Sport

Ndryshe nga Rangers, tifozët e Celtic fyejnë Mbretëreshën


Dy skuadrat skoceze në Champions League, Rangers dhe Celtic kanë zhvilluar ndeshjet e para pas vdekjes së mbretëreshës, Elizabeth II.

Rangers bëri homazhe për mbretëreshën në fillim të sfidës ndaj Napoli-t.

Rangers vs Napoli

Ndërsa, në ndeshjen tjetër, mes Celtic dhe Shakhtar Donetsk, jo të gjithë shprehën mirënjohje për të.

Tifozët e Celtic shpalosën në shkallët e stadiumit një banderolë që shkruante “Në djall kurora”, si dhe brohorisnin “nëse urreni familjen mbretërore duartrokisni”.

Një tjetër banderolë shkruhet “Më falni për humbjen tuaj Michael Fagan”.

Fagan, një shtetas britanik i njohur për hyrjen e paautorizuar në vitin 1982, në shtratin e Mbretëreshës Elizabeth II në dhomën e saj private në Pallatin Buckingham.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore