Lajme

Ndihmësi gjerman u lirua pas rrëmbimit në Niger katër vjet më parë


Një punonjës i ndihmës gjermane 63-vjeçar, Joerg Lange, është liruar më shumë se katër vjet pasi u rrëmbye në Niger-in perëndimor pranë kufirit me Mali-n, tha në një deklaratë të shtunën punëdhënësi i tij, organizata humanitare Help.

Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja britanike “The Guardian” dhe botimi gjerman “Spiegel”.

Burra të armatosur me motoçikleta rrëmbyen Lange në prill të vitit 2018.

Ngjarja ndodhi pranë qytetit nigerian Inates në tokat kufitare.

Në këtë zonë, grupet militante, disa me lidhje me al-Qaedan dhe Shtetin Islamik, kanë kryer sulme të shpeshta për vite me rradhë.

“Help” nuk tha se si u sigurua lirimi i Lange ose ku ndodhet ai tani.

“Ne jemi shumë të lehtësuar dhe mirënjohës që kolegu ynë Joerg Lange mund të kthehet te familja e tij pas më shumë se katër vjet e gjysmë”, tha drejtoresha menaxhuese e ‘Help’, Bianca Kaltschmitt.

Ajo falënderoi Ministrinë e Jashtme Gjermane dhe autoritetet e tjera gjermane, si dhe “autoritetet dhe miqtë në Mali, Niger dhe vendet fqinje”.

Lange, me profesion inxhinier, kishte punuar në sektorin humanitar për më shumë se 30 vjet përpara se të rrëmbehej.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore