Ndaloni turistët rusë sepse mund të jenë vrasësit në Bucha, i kërkon Zelensky Parlamentit shqiptar
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në adresimin e tij përballë parlamentarëve shqiptarë, i ka bërë edhe një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë, për të ndaluar turistët rusë, pasi ata mund të jenë vrasësit e banorëve në Bucha.
“Ju kërkoj që të kufizoni portat për anijet ruse dhe të kufizoni ardhjen e turistëve. Ndoshta vijnë vrasës të Bucha-s, apo të Irpin-it”, shpjegoi Zelensky.
Teksa ai nuk u ndal vetëm me kaq, por kërkoi edhe që ndalohet dhënia e fondeve nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Rusinë.
Shqipëria ka një fjalë të fortë në strukturat e OKB-së, pasi është anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit.
Ndër të tjera, Zelensky nuk ngurroi ta cilësonte si “rreshtim në anën e të vërtetës” këtë të Shqipërisë.
Falënderimet për mbështetjen me hapa konkrete dhe sanksione kundër Moskës, nuk kanë munguar nga presidenti Ukrainas.
Një fjalë përshëndetëse, e mbajti edhe kryeministri, Edi Rama, i cili ravijëzoi mbëshetjen e pakushtëzuar të Tiranës për Kievin.
Ndërsa, në sallë, pjesë seancës ishte edhe ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Air Albania” për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Përfundon mbledhja e Kryesisë socialiste, Rama kërkon angazhim për zgjedhjet e 2025-s
-
Liga e Kombeve/ Trajneri Sylvinho dhe Asllani: Respekt për Gjeorgjinë, por ne nuk kemi frikë
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit