Lajme

Ndalohet një rast i kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se është ndaluar një rast të kontrabandës në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

“Oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës. Mjete monetare në vlerë prej 4200 euro. Për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës”, ka shkruar në Facebook Haxhiu.

Sipas saj, i burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara mjetet është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.

Ajo e ka falënderuar stafin e Shërbimit Korrektues për punën dhe angazhimin.

“Mbetemi të përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, shtoi ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore