Sport

Navas paralajmëron PSG-në, mund të largohet në verë


Portieri i Paris Saint Germain, Keylor Navas, ka paralajmëruar drejtuesit e klubit të tij për sezonin e ardhshëm.

Portieri nga Kosta Rika po e mendon largimin nga klubi i Parisit, në rast se drejtuesit e klubit nuk do ta zgjedhin çështjen me portierin Gianluigi Donnarumma.

Sipas asaj që shkruajnë mediat franceze, Navas u ka bërë me dije drejtuesve të PSG-së, se në rast se ai nuk do të jetë zgjedhja e parë, atëherë ai do të largohet nga klubi në afatin kalimtar veror.

“Kam marrëdhënie shumë të mira me Donnarumma-n, por unë gjithmonë dua të luaj, në fund të sezonit do të mendojmë për të ardhmen”, ka thënë Navas.

Sezoni po përfundon dhe triumfi në Ligue 1 është i sigurt, por jo qëndrimi i Navas-it, që përgjatë sezonit është alternuar me italianin për rolin e titullarit.

“Unë nuk mendoj se kjo situatë e jetuar deri tani mund të përsëritet, sigurisht jo për një sezon tjetër. Në fund të vitit do të vijë koha për të menduar për të ardhmen”, shtoi portieri nga Kosta Rika.

“Familja ime është shumë e lumtur në Paris dhe unë po ashtu. Këtu gjithmonë jam ndier shumë i vlerësuar. Por e ardhmja e ime nuk është e sigurt se a do të jetë këtu”, tha Navas.

Me pak fjalë, mesazhi i portierit 35 vjeçar është i qartë, që jetë ai titullar, apo të largohet nga qytetit francez. Tani i takon PSG-së të marrë një vendim përfundimtar.

Këtë sezon portieri ka bërë gjithsej 23 paraqitje për PSG-në kundrejt 22 të Gigio-s. Balancë perfekte, por jo e mjaftueshme për të shmangur pakënaqësitë e ish-portierit të Real Madrid-it

Kujtojmë që Navar është pjesë e ekipit francez që nga vera e vitit 2019, ku u transferua nga Real Madrid-i për shumën e 15 milionë eurove.

Ai deri më tani numëron 103 paraqitje me klubin nga “Parc des Princes”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore