Lajme

NATO pret provokime të reja në Moldavi


NATO pret provokime të mëtejshme në Transnistri dhe beson se qëllimi i tyre është të krijojnë probleme për Ukrainën.

Sipas aleancës, nuk ka asnjë kërcënim ushtarak për vetë Moldavinë.

Lajmi u bë i ditur nga media rumune Digi24, duke cituar zëvendëssekretarin e përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana.

“Ne nuk shohim ndonjë rrezik ushtarak për Moldavinë ose Gjeorgjinë për momentin – një vend tjetër nën presion intensiv nga Rusia. Megjithatë, ne presim provokime, operacione nën një flamur të huaj – jo aq shumë për të krijuar probleme për Moldavinë, sa për forcat ukrainase në perëndim”, u shpreh Mircea Geoana.

Në të njëjtën kohë, shtoi ai, mund të ketë përpjekje për të destabilizuar Moldavinë.

Kujtojmë se javën e kaluar në Transnistri ndodhën një sërë sulmesh terroriste.

Pak para kësaj, një përfaqësues i ushtrisë ruse njoftoi planet për të hyrë në rajonin e panjohur përmes jugut të Ukrainës, sepse atje “diskriminojnë popullsinë rusisht-folëse”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore