Bota

Nato paralajmёron Rusinё pёr përdorimin e forcave nё kufi të Ukrainёs


NATO dekreton grumbullimin më të madh të trupave ruse në kufirin lindor të Ukrainës, ndërsa Kremlini kritikon mbështetjen e Washington-it për Kievin.

Tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit u ngritën të martën, për shkak të frikës se Moska po përpiqet të përshkallëzojë konfliktin e saj me Ukrainën për rajonin e Donbas.

Duke iu drejtuar gazetarëve së bashku me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, në selinë e NATO-s në Bruksel, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, akuzoi Rusinë se kishte mobilizuar “mijëra trupa të gatshme për luftime në kufijtë e Ukrainës”.

Stoltenberg e nxiti Rusinë kundër “grumbullimit të trupave ruse” që kur Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë, të Ukrainës në mars tё vitit 2014, pas një kryengritjeje që rrëzoi ish-presidentin miqësor të Kremlinit, Viktor Janukoviç, dhe i bëri thirrje Moskës të kthehej mbrapsht.

Moska akuzoi të martën NATO-n dhe anëtarët kryesorë të Shteteve të Bashkuara për kthimin e Ukrainës në një “fuçi baruti” me rritjen e furnizimeve të armëve, raportuan agjencitë ruse.

Ndërsa një armëpushim ndaloi luftën në shkallë të plotë në vitin 2015, përleshjet sporadike nuk pushuan kurrë.

Rusia thotë se lëvizjet e trupave nuk paraqesin kërcënim dhe janë thjesht mbrojtëse, duke i përshkruar si përgatitje për stërvitje të rregullta. Moska ka thënë gjithashtu se njësitë ushtarake do të qëndrojnë atje, për sa kohë që e gjykon të arsyeshme.

Ndërsa Moska ka mohuar në mënyrë të përsëritur ndërhyrjen në Donbas, Ukraina dhe disa vende perëndimore kanë thënë se forcat separatiste në rajon janë armatosur, udhëhequr, financuar dhe ndihmuar nga Rusia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore