Lajme

“NATO ka frikë nga Lufta e Tretë Botërore, por ajo tashmë ka filluar”


Një ballafaqim mes një gazetareje ukrainase dhe kryeministrit britanik Boris Johnson është bërë viral në rrjet.

Gazetarja i bëri thirrje Johnson-it, gjatë një konference për shtyp të martën, që të bënte më shumë për të ndihmuar vendin e saj.

“Ju keni frikë”, u shpreh Kaleniuk. “Sepse NATO nuk është e gatshme të mbrohet. Sepse NATO ka frikë nga Lufta e Tretë Botërore, por ajo tashmë ka filluar”.

Deklarata erdhi gjatë një hapësire pyetjesh dhe përgjigjesh së bashku me kryeministrin polak Mateusz Morawiecki.

Daria Kaleniuk është gazetare e Qendrës së Veprimit Kundër Korrupsionit. Ajo deklaroi se është nga Kiev-i, por kohët e fundit kishte kaluar kufirin për në Varshavë.

“Po flisni për më shumë sanksione, kryeministër, por Roman Abramovich nuk është i sanksionuar”, vazhdoi ajo.

Kaleniuk bëri thirrje gjithashtu për një zonë ndalim-fluturimi. Të njëjtën gjë do kërkonte më herët edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Unë jam shumë i vetëdijshëm se nuk është e mjaftueshme ajo që ne mund të bëjmë, si Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, për të ndihmuar në mënyrën që dëshironi dhe unë duhet të jem i sinqertë për këtë”, u përgjigj Johnson.

Sipas kreut të qeverisë britanike, “implikimi” i një zone ndalim-fluturimi, do e angazhonte gadishullin “në luftime të drejtpërdrejta me Rusinë”.

“Pasojat e kësaj do të ishin vërtet shumë, shumë të vështira për t’u kontrolluar”, deklaroi kryeministri britanik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore