Lajme

National Geographic pushon nga puna gazetarët e fundit të stafit


National Geographic thuhet se ka pushuar nga puna gazetarët e fundit të stafit.

Dhe se nuk do të shitet më në stendat e gazetave në SHBA.

Mësohet se janë 19 punonjës të redaksisë që u prekën nga pushimet nga puna.

“Kam qenë shumë me fat. Fillova të punoj me gazetarë të jashtëzakonshëm dhe të tregoj histori të rëndësishme globale. Ka qenë një nder”, ka shkruar në Twitter Craig Welch, një nga ish-shkrimtarët të vjetër të National Geographic.

Gazetari Doug Main ka treguar se “Puna e ardhshme editoriale e organizatës do të bëhet nga shkrimtarë të pavarur dhe nga disa redaktorë të mbetur në staf”.

Megjithatë, National Geographic u ka thënë mediave se disa shkrimtarë do të mbeten në staf.

Si pjesë e masave për uljen e kostove të vendosura nga kompania mëmë e botimit, Disney, revista, me kufirin e saj të verdhë të paharrueshëm, nuk do të jetë më e disponueshme në stendat e gazetave në SHBA që nga viti i ardhshëm.

Media, e cila ka dokumentuar botën natyrore dhe njerëzimin global për më shumë se një shekull, do të vazhdojë të botojë botime mujore.

“Ndryshimet e personelit nuk do të ndryshojnë aftësinë tonë për të bërë këtë punë, por përkundrazi do të na japin më shumë fleksibilitet për të treguar histori të ndryshme dhe për të takuar audiencën tonë ku ata janë nëpër platformat tona të shumta”, ka thënë zëdhënësi për gazetën.

“Çdo insinuatë se ndryshimet e fundit do të ndikojnë negativisht në revistë, ose në cilësinë e tregimit tonë, është thjesht i pasaktë”.

Sakaq, lajmi vjen mes një sërë pushimesh nga puna të mëdha që kanë tronditur industrinë e medias muajt e fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore