Sport

Napoli nënshkruan me sulmuesin e Hellas Verona


Cyril Ngonge

Gjigantët e Serie A, Napoli, kanë vulosur një marrëveshje për yllin e Hellas Verona, Cyril Ngonge.

Napoli tashmë thuhet se ka arritur marrëveshjen për Hamed Traore, i cili do të arrijë nga Bournemouth. Pasquale Mazzocchi tashmë është bashkuar dhe duket se Ngonge do të jetë nënshkrimi i tyre i tretë në dritaren e janarit.

Gazetari italian i transferimeve, Gianluca di Marzio ka konfirmuar se tashmë ekziston një marrëveshje mes Napoli-t dhe Verona-s dhe vetëm detajet përfundimtare të lëvizjes duhet të zgjidhen dhe nuk pritet të ketë probleme në këtë proces.

Fiorentina ishte gjithashtu e interesuar për belgun, por Napoli nënshkroi një marrëveshje pavarësisht se Violat gjithashtu kishin kontaktuar Verona-n.

Interesi fillestar i Napoli-t u raportua disa ditë më parë dhe ata kanë lëvizur me shpejtësi për të nënshkruar marrëveshjen.

Ngonge ka qenë një lojtar jetik për Verona-n këtë sezon, duke shënuar gjashtë herë dhe duke bërë dy asistime në Serie A ndërsa ka luajtur 19 ndeshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore