Sport

Nagelsmann-i kërkon një lojtar të Leipzig-ut në Mynih


Julian Nagelsmann-i do të jetë trajneri i ri i Bayern Munich-ut, duke nisur nga sezoni që vjen. Ardhja e 33-vjeçarit nënkupton që priten disa ndryshime të rëndësishme në organikën e ekipit të Bayern-it.

Bayern-i pagoi 25 milionë euro për të marrë teknikun nga Leipzig-u. Ndërkohë, pak kohë më parë pagoi rreth 43 milionë euro për të marrë shërbimet e qendërmbrojtësit të Leipzig-ut, Dayot Upamecano. Tanimë në aksin Leipzig – Mynih pritet të kryet një tjetër transferim, ai i Marcel Sabitzer-it, kapitenit të Leipzig-ut.

27-vjeçari hynë në vitin e fundit të kontratës dhe pritet të kushtojë më pak se shifra e 40 milionë eurove që kërkohet për të. Këtu mund të ndikojë gjithashtu edhe dëshira e lojtarit për t’u bashkuar me teknikun e tij në Mynih.

Sabitzer-i kërkohet edhe nga Tottenham-i, por pritet që çelsi i marrëveshjes me Bayern-in të jetë vetë Nagelsmann-i, nën urdhërat e të cilit ka luajtur 81 ndeshje, duke shënuar 24 gola dhe gjthashtu ka dhuruar 17 asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore