Lajme

Nagavci: S’ka pasur vlerësim të mirëfilltë të teksteve shkollore


Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, në takimin e mbajtur të martën për “Paragjykimet dhe stereotipat gjinore”,

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, në takimin e mbajtur të martën për “Paragjykimet dhe stereotipat gjinore”, organizuar nga Demokracia për Zhvillim, ka diskutuar për cilësinë dhe përmbajtjen e teksteve shkollore.

“Në shumicën e rasteve tek gjuha reagimet për cilësinë e teksteve mësimore jo vetëm në aspektin gjinor po edhe në pasaktësitë shkencore ka qenë shpesh herë të iniciuar nga prindërit, studiues dhe persona individualisht dhe jo të bazuara detajisht tek tekstet në përgjithësi”, është shprehur Nagavci.

Sipas saj, nuk ka pasur ndonjë vlerësim të duhur për tekstet shkollore nga organet kompetente.

“Nuk ka pas një vlerësim të mirëfilltë të teksteve shkollore çoftë nga Ministria e Arsimit apo organet kompetente. Teksti është një nga burimet e mësimdhënies dhe nuk është i vetmi. Në mësimdhënien tonë teksti vazhdon të jetë burimi kryesor dhe shpeshherë i vetmi për mësimdhënie, kështu që është e rëndësishme të kemi tekste shkollore”.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, në takimin e mbajtur të martën për “Paragjykimet dhe stereotipat gjinore”,

Ajo ka bërë të ditur se kanë filluar një cikël diskutimesh me mësimdhënësit.

“Jemi në diskutim të vazhdueshëm me përfaqësues të shkollave me prind, kemi folur për diskutimet në 7 rajonet kryesore të Republikës së Kosovës”.

Më 11 korrik, zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku-Bërdyna në një konferencë për media kishte deklaruar se do të ketë botime të reja të teksteve për klasat 3, 8 dhe 12.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore