Lajme

Nafta lirohet për 2 cent, çmimi i benzinës i njëjtë


Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve, për ditën e premte.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.84 euro për litër – 2 cent më pak se një ditë më parë.

Ndërsa çmimi tavan për benzinë për ditën e premte mbetet i njëjtë sikurse ditët paraprak – 1.75 euro për litër, ndërsa gazi 0.78 euro.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së premtes dhe janë valide 24 orë.

Ministria pritet të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve, bazuar në një vendim të mëhershëm të Qeverisë, që u kritikua nga naftëtarët. Sipas vendimit, naftëtarët lejohen të fitojnë 12 centë për litër në shitjet me pakicë dhe 2 centë për litër në shitjet me shumicë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore