Bota

Myanmar liron mijëra të burgosur, por shumë disidentë përjashtohen


Më shumë se 23 mijё të burgosur do tё lirohen nga burgjet në të gjithë vendin për t’u, me shumicёn e tyre tё burgosur para grushtit të shtetit të 1 shkurtit.

Sundimtarët ushtarakë të Myanmar-it kanë urdhëruar lirimin e mё shumё se 23 mijё të burgosurve nga burgjet në të gjithë vendin nën një amnisti të Vitit të Ri, sipas një zëdhënësi tё Departamentit të Burgjeve.

Megjithatё dyshohet tё jetё midis tyre ndonjё nga aktivistët e pro-demokarcisё të arrestuar që nga grushti i 1 shkurtit.

E shtuna është dita e parë e Vitit të Ri tradicional në Myanmar dhe dita e fundit e një feste pesë-ditore që zakonisht festohet me vizita në tempuj Budistë dhe hedhje uji me gaz dhe ahengje nëpër rrugë.

Aktivistët e pro-demokracisë bënë thirrje për anulimin e festimeve këtë vit dhe në vend tё tyre përqёndrimin tek njё fushatë pёr rivendosjen e demokracisё.

Të shtunën, mijëra protestues anti-ushtarakë dolën në rrugët e Mandalay, qyteti më i madh i vendit.

Pavarësisht një reshje shiu, mijëra njerëz marshuan gjithashtu në shtetin Shan për të denoncuar ushtrinë.

Ndërsa ushtria po lironte mijëra të burgosur, ajo po kërkonte gjithashtu 832 persona tё tjerё.

Ish-udhёheqёsja Aung San Suu Kyi është midis 3 mijё e 141 personave të arrestuar në lidhje me grushtin e shtetit, sipas një liste nga grupi aktivist i Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP).

Midis njerëzve që ushtria kërkon të arrestojë janë persona të famshëm në internet, aktorë dhe këngëtarë që janë shprehur kundër grushtit të shtetit, tё akuzuar me akuzën e inkurajimit të disidencës në forcat e armatosura.

Myanmar ka qenë në krizë që nga grushti i shtetit, të cilin ushtria e mbrojti me akuza për mashtrim në zgjedhjet e nëntorit të fituara nga partia e Aung San Suu Kyi, megjithëse komisioni zgjedhor hodhi poshtë kundërshtimet.

Qeveria e shkarkuar kishte mbajtur pushtetin për pesë vitet e para të sundimit civil që prej gati gjysmë shekulli të sundimit të ushtrisë.

Njerëzit e zemëruar nga kthimi i sundimit ushtarak dolёn ditё pas dite duke protestuar në rrugë për të kërkuar rivendosjen e demokracisë, duke sfiduar forcat e sigurisë në të cilat janë vrarë 728 njerëz, sipas shifrave të fundit të AAPP.

Udhëheqësit politikë, përfshirë anëtarët e larguar të parlamentit, njoftuan formimin e një Qeverie të Unitetit Kombëtar (NUG) duke përfshirë Aung San Suu Kyi dhe udhëheqësit e protestave anti-grusht shteti dhe pakicat etnike.

NUG thotë se është autoriteti legjitim politik dhe ka bërë thirrje për njohje ndërkombëtare.

Qeveria ushtarake ende nuk ka komentuar mbi qeverinë e unitetit por ka thënë se do të mbajë një zgjedhje të re brenda dy vjetësh dhe do t’ia dorëzojë pushtetin fituesit.

Aung San Suu Kyi përballet me akuza të ndryshme, përfshirë shkeljen e Aktit të Sekreteve Zyrtare që mund ta çoj atё nё burg pёr 14 vjet. Avokatët e saj hedhin poshtë akuzat.

Mbështetësit e saj mendojnё se ushtria do të përdorë akuzat për të përjashtuar udhëheqësin e vendit dhe ndoshta partinë e saj politike nga çdo zgjedhje e ardhshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore