Lajme

Mutacioni i ri i COVID-19, Greqia në prag të valës së tretë?


Zyrtarët Grekë të Shëndetësisë zhvilluan një takim urgjent për të diskutuar mbi strategjitë e luftimit të një vale të tretë të mundshme të COVID-19.

Deri më tani në Greqi janë konfirmuar 173 raste të të prekurve nga varianti i ri i COVID-19. Varianti i ri është shfaqur fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Më 31 janar autoritetet njoftuan 484 të prekur dhe 17 të vdekur.

Në përgjigje të rekomandimeve të ekpertëve qeveria greke ka njoftuar se do të përshkallëzojë masat më 5 janar në zonat me numrin më të lartë të të prekurve nga coronavirus-i.

Kufizime do të vendosen në pikat e shitjes me pakicë dhe në zonat e kuqe me me incidencë të lartë.

Duke folur në radio Skai më 1 janar, Dr. Nikos Sypsas, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Athinës, pjesë e komitetit të ekspertëve nuk përjashtoi mundësinë e një bllokimi të fortë luftuar rritjen e rasteve me COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore