Lajme

Mustafa: Nuk e kuptoj pse disa socialistë na urrejnë ne shqiptarëve


“Ajo që ndodhi në qendrën e votimit në shkollën fillore Muharem Kadriu në Tërnoc nga ora 7 e mëngjesit të sotëm është shkatërruese për demokracinë në Serbi, sepse ajo që unë personalisht dhe bashkatdhetarët e mi përjetuam nga disa përfaqësues të SPS-së nga Beogradi është e tmerrshme”, tha për Danas Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.

“Ne kemi përjetuar kërcënime dhe urrejtje nga njerëzit e ardhur nga Beogradi, padyshim me një qëllim për të promovuar dhunën dhe arrogancën ndaj  shqiptarëve”, tha Mustafa.

Ai thekson se ka pasur “fyerje, presione dhe veprime të koordinuara pas së cilës gjithçka përfundoi me raportimin për një bombë që dyshohet se ishte vendosur në një shkollë ku kishte fëmijë”.

“Ky është një mesazh i qartë nga koalicioni qeverisës me SNS-në se ne shqiptarët nuk kemi të drejta politike këtu në Serbinë Jugore edhe pse jemi qytetarë të Republikës së Serbisë”, theksoi ai.

Mustafa ka theksuar se “ne nuk jemi armiq të shtetit të Serbisë, por as nuk do ta lejojmë këtë lloj poshtërimi”.

Ndërsa, kandidati për deputetët në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se në fshatin Tërnoc të Bujanovcit ende nuk ka filluar procesi i votimit.

Ai ka akuzuar komisionerët e SPS-së për provokime të shqiptarëve.

“Në Tërnoc, në njësinë numër 6, nuk ka filluar votimi as pas tre ore përplasjesh mes komisinerëve që ka filluar pas provokimeve të komisionerëve të SPS se ”kjo është mbretëri dhe na vendosim këtu”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Sipas tij, shumë zgjedhës janë kthyer nga vendvotimi dhe nuk iu është mundësuar të votojnë.

“Ndërkohë vjen një paralajmërim për bombë të vendosur në objektin e shkollës ku po mbahen votimet, që e ka marre drejtori i shkollës me telefonatë anonime, skenar ky për të krijuar frikë te votuesit shqiptarë”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bujanoc paraprakisht kishte njoftuar se do të se votimi në Tërnoc nuk është mbajtur për të tretën herë radhazi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore