Shëndet

Mushkëri ‘të pastra’: Ushqimet që lehtësojnë frymëmarrjen


Disa ushqime mund të ndihmojnë trupin të jetë më rezistent ndaj efekteve të dëmshme të ndotjes.

Ndotja e ajrit mund të ndikojë negativisht në shëndet, të përkeqësojë astmën, të shkaktojë probleme të ndryshme respiratore dhe kardiovaskulare, gjithashtu dihet se mund të rrisë rrezikun e infektimit me COVID-19.

Kjo është arsyeja pse është jashtëzakonisht e rëndësishme të kujdeseni për mushkëritë tuaja. Disa ushqime mund të ndihmojnë trupin të jetë më rezistent ndaj efekteve të dëmshme të ndotjes.

Mjekët rekomandojnë ushqime të pasura me antioksidantë, si dhe ato që kanë veti anti-inflamatore dhe mund të ndihmojnë në detoksifikimin e mushkërive dhe mbrojtjen e tyre nga ndotja.

Ndryshimi i dietës suaj mund të ndihmojë.

Xhenxhefili

Një nga “ilaçet shtëpiake” më të përdorura për trajtimin e kollës dhe ftohjes është xhenxhefili i cili njihet për vetitë e tij anti-inflamatore.

Xhenxhefili ndihmon në largimin e toksinave nga sistemi i frymëmarrjes, është i pasur me vitamina dhe minerale si magnez, kalium, beta-karoten dhe zink dhe e gjithë kjo ndihmon në ruajtjen e shëndetit të mushkërive.

Shafran

Shafran i Indisë, ndihmon në uljen e inflamacionit dhe vështirësive në frymëmarrje. Përbërësi aktiv në shafran pastron natyrshëm mushkëritë, dhe gjithashtu ndihmon në ndërtimin e imunitetit dhe detoksifikimin e trupit.

Shafrani i Indisë mund të përdoret i papërpunuar ose pluhur dhe të futet në qumësht, çaj, sallatë dhe më shumë.

Mjalti

Mjalti është një ëmbëlsues natyral dhe është i popullarizuar për shkak të vetive të tij antibakteriale që ndihmojnë njerëzit me probleme të frymëmarrjes.

Mjalti ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe ruan shëndetin e mushkërive. Një lugë mjaltë dhe një gotë me ujë të ngrohtë pastrojnë mushkëritë dhe ndihmojnë në shërimin nga ftohja dhe kolla.

Hudhra

Hudhra përmban alicinë e cila vepron si një antibiotik dhe shëron infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes. Zgjidh problemin e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes dhe ndihmon në reduktimin e inflamacionit. Është gjithashtu e dobishme për astmatikët.

Çaj i gjelbër

Çaji i gjelbër është i dobishëm për humbjen e peshës dhe reduktimin e inflamacionit dhe mund të pihet dy herë në ditë për shëndetin e mushkërive. Yndyrnat e shëndetshme ndihmojnë gjithashtu në pastrimin e mushkërive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore