Sport

Muller rezulton pozitiv me COVID-19


Futbollisti I Bayern Munich-ut, Thomas Muller, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bavarez, të cilët përmes një postimi ne rrjetet sociale, konfirmuan se kapiteni i tyre tashmë është infektuar me Coronavirus.

Siç njoftojnë mediat në Gjermani, Muller tani është izoluar, i cili thuhet se është mirë me shëndet.

Ai do të jetë një mungesë e madhe për trajnerin e Bayern-it, Julian Nagelsmann, i cili duhet të llogarisë pa kapitenin e skuadrës së tij.

Nga kjo situatë e krijuar, 32 vjeçari nuk do të jetë në dispozicion të Nagelsmann-it në ndeshjen që bavarezët do të përballen me Eintracht Frankfurt-it të shtunën e ardhshme, deri ai pritet të kthehet në derbin ndaj Bayer Leverkusen-it.

Kujtojmë që Muller është futbollisti i cili në çdo ndeshje është inkuadruar në lojë gjatë këtij sezoni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore