Sport

Muller komenton largimin e Lewandowski-t – “Kuptoheshim me sy mbyllur”


Futbollisti i Bayern Munich-ut, Thomas Muller, ka folur së fundmi për largimin e ish-shokut të tij të skuadrës te Bayern-i, Robert Lewandowski-n.

Muller nuk ngurroi të thotë se largimi i polakut do të ndikojë tek ekipi bavarez.

“Lewa dhe unë kishim një lidhje të veçantë në fushë. Ishte diçka që u zhvillua, që nuk erdhi sapo mbërriti nga Dortmund-i, por më vonë”, ka thënë futbollisti gjerman.

“Në kohët e fundit ne kuptoheshim me sy mbyllur, kishim një ndjenjë të mirë dhe e dinim pozicionin e njëri tjetrit”, shtoi Muller.

“Do të jetë e vështirë për ne si ekip që kemi mbetur pa një lojtar që shënonte 30 deri në 50 gola në sezon”, tha mes tjerash Thomas Muller.

Kujtojmë që Lewandowski u largua nga Bayern-i pas një periudhe tetë-vjeçare, duke u transferuar te Barcelona për shumën e 45 milionë eurove.

Polaku kishte kontratë me gjermanët deri në verën e vitit tjetër, por dëshira e tij ishte që të bashkohej me klubin spanjoll.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore