Lajme

MPJ-ja ia zhvleftëson pasaportën diplomatike Valdrin Sahitit: S’kemi informacione për arrestimin e tij  


Ilustrim

Valdrin Sahiti, disenjatori kosovar, tashmë nuk e ka në posedim pasaportën diplomatike, kjo pasi që i njëjti ka dorëzuar pasaportën diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme duke kërkuar që i njëjti të zhvleftësohet.

“Sahiti ka dorëzuar në MPJD pasaportën diplomatike më 26 prill të këtij viti. Të njëjtit me kërkesë të tij, i është zhvleftësuar pasaporta diplomatike”, kanë thënë për Albanian Post zyrtarja për media nga MPJ-ja kosovare, Qëndresa Fazliu.

Sahiti, i cili deri në fund të prillit kishte në posedim një pasaportë diplomatike, u raportua se u zu me substanca narkotike nga një medium anonim prapa të cilit qëndron Lëvizja Vetëvendosje.

Megjithatë sipas zëdhënëses Fazliu, deri më tani MPJ-ja kosovare nuk ka pranuar ndonjë raport zyrtar nga autoritetet turke lidhur me raportimet për ndalimin e Valdrin Sahitit.

”Gjithashtu ju njoftojmë se deri tani, MPJD nuk ka pranuar asnjë raport zyrtar nga autoritetet turke, lidhur me raportimet e mediave për ndalimin a arrestimin e z. Sahiti në shtetin turk”, ka përfunduar ajo.

Pse u publikua lajmi për pasaportën e Valdrin Sahitit? Pse u takua shefi i AKI-së me kryetaren e Kushtetueses? – Gjithçka lidhet me një dallim mes Kurtit e Osmanit për zgjedhjet në Veri

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore