Sport

Mourinho-s i ofrohet stoli i Portugalisë ?


Portugalia befasisht është eliminuar nga Maroku në çerekfinalen e Kupës së Botës.

Pas këtij eliminimi, mediat portugeze bëjnë të ditur se po i vjen fundit epokës së trajnerit, Fernando Santos, derisa zërat çojnë se vendin e tij mund ta marrë trajneri i njohur nga ky vend, Jose Mourinho.

Interesant është fakti që flitet se Jose Mourinho-s do t’i ofrohet një punë e dytë në stolin e Portugalisë, pasi që atij nuk i mohohet që të vazhdojë te Roma.

Sipas gazetës italiane “Corriere dello Sport” , Mourinho ka zhvilluar tashmë biseda me Federatën e Futbollit Portugez dhe ai ndoshta mund ta bëjë këtë rol me kohë të pjesshme, krahas vazhdimit të detyrave të tij si trajner i Romës.

Të bësh dy punë nuk është diçka që ka ndodhur shumë shpesh në menaxhimin e futbollit, me Kevin Keegan që ishte në krye të Anglisë dhe ekipit të Fulham-it në të njëjtën kohë (një nga rastet e rralla në futboll).

Keegan kishte marrë përkohësisht ekipin kombëtar në fillim të vitit 1999, pas largimit të Glenn Hoddle, ndërkohë që mbeti në krye të skuadrës së atëhershme të Fulham-it.

Tani mbetet të shihet se a do të bëhet Mourinho pjesë e kombëtares së tij, apo do të mbetet vetëm në krye të Romës, që deri më tani palët (Roma dhe Mourinho) kanë raporte shumë të mira mes vete.

“The Special One” ia dhuroi trofeun e parë evropian Romës në edicionin e kaluar duke e fituar Ligën e Konferencës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore