Sport

Mourinho pritet ta zgjasë kontratën me Romën


Sipas raportimeve të fundit në mediat italiane, Jose Mourinho, jo vetëm që është gati të qëndrojë te Roma, por edhe të zgjasë kontratën e tij deri në qershor të vitit 2026.

Trajneri kishte ngritur vazhdimisht dyshime për të ardhmen e tij, duke këmbëngulur se klubi duhej t’i jepte atij më shumë burime për të punuar, edhe pse qëndronte brenda parametrave të “Fair Play”-t Financiar.

Situata ndryshoi pas një takimi me pronarët e klubit, familjen Friedkin, por edhe faktin që Paris Saint-Germain u tërhoq nga bisedimet me “The Special One”, pasi hierarkia e Katarit nuk e konsideroi atë të përshtatshëm për skuadrën e Ligue 1.

Sidoqoftë, “Corriere dello Sport” pretendon se tani ka negociata që jo vetëm të mbetet për vitin e tretë dhe të fundit të kontratës së tij, por edhe për ta zgjatur atë deri në vitin 2026.

Mourinho fitoi Ligën e Konferencës në sezonin e tij të parë me Romën, më pas arriti në finalen e Ligës së Evropës, duke humbur në penallti nga Sevilla.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore