Kosova

Mosliberalizimi i vizave – marsh në Prishtinë


Flamuri i Kosovës dhe BE-së.

Të premten e 24 qershorit në Prishtinë, do të marshohet kundër mos liberalizimit të vizave për Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur njohësi i çështjeve politike Gazmir Raci përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, duke thënë se marshi do të filloj nga ora 12:00 në sheshet e Prishtinës.

“Marshojmë Për Liri të Lëvizjes” thuhet në eventin e organizuar nga Facebook.

Historik i rrugëtimit të Kosovës drejt Liberalizimit të Vizave – 1 dekadë pritje, apo më shumë

Kosova mbetet i vetmi vend në Evropë, që ende nuk mund të lëvizë pa viza nëpër vendet e Bashkimit Evropian.

Sa u përket vendeve të Ballkanit Perëndimor, qytetarët e Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë pa viza që nga dhjetori i vitit 2009. Për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, lëvizja pa viza u bë e mundur që nga fundi i vitit 2010.

Samiti i Bashkimit Evropian, i cili u mbajt në Bruksel më 23 qershor, mblodhi liderë, jo vetëm evropianë. Ai i parapriu një takimi të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Obelisku “NewBorn” i transformuar në “No Walls”

Si pjesë e të fundit, Shqipëria dhe Kosova janë të pranishme së bashku, por me narrativë tërësisht të ndryshme.

E megjithatë, një element i vetëm i bashkon: Pritja!

Dy janë rrugëtimet e gjata dhe të lodhshme që bashkojnë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Njëra në pritje dhe me kërkesë për liberalizimin e vizave dhe tjetri tashmë pothuaj i dorëzuar përballë pafuqisë së Unionit për të hapur negociatat.

Me “na leni të hyjmë brenda”, e ka përfunduar fjalimin presidentja Osmani në Samit. Ndërkohë, u ka kërkuar anëtarëve të BE-së që të reflektojnë e t’ia liberalizojnë vizat Kosovës.

500 mijë familje kosovare jetojnë dhe punojnë në Gjermani dhe Zvicër dhe kanë pasaporta të BE-së.

100 mijë familje të tjera jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e diasporës. E po të bëjmë një llogari të shpejtë, do të shohim që numri i të rriturve të cilët janë në pritje të një vendimi evropian për lëvizjen e tyre të lirë në kontinent nuk i kalon 350 mijë. Aq sa janë turistët ditorë në Paris.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore