Lajme

Moska intensifikon sulmet para mbërritjes së F-16, përpjekjet u përqendruan kryesisht në frontin lindor


Rusia po intensifikon sulmet e saj në Frontin Lindor për të “maksimizuar rraskapitjen e trupave ukrainase”, përpara mbërritjes së ndihmës ushtarake perëndimore, veçanërisht avionëve luftarakë F-16.

Kështu ka thënë komandanti i forcave të armatosura të Ukrainës, Oleksandr Syrsky.

Forcat ruse kanë fituar terren në rajonet kufitare të Donetsk dhe Kharkiv muajt e fundit, falë mungesës së njerëzve dhe municioneve në Ukrainë.

“Komanda e trupave ruse aktualisht po bën gjithçka që është e mundur për të rritur dhe zgjeruar intensitetin e armiqësive në mënyrë që të maksimizojë rraskapitjen e trupave tona”, ka thënë Syrsky.

Sipas tij, Moska është e vetëdijshme se “koha do të luajë një rol” në favor të Kievit, me marrjen e “një sasie të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh” nga aleatët e saj, përfshirë avionët F-16, të cilët duhet të forcojnë mbrojtjen ajrore ukrainase.

Komandanti ukrainas saktëson se forcat ruse po përqendrojnë përpjekjet e tyre rreth “Koupiansk, Pokorvsk, Kurakhové dhe Vremivka”, të vendosura në frontin lindor, ndërsa “luftimet e ashpra” vazhdojnë në lindje dhe jug.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore