Lajme

Moore-Gilbert rrëfen”torturën psikologjike” në burgun iranian


Akademikja Britaniko-Australiane, Kylie Moore-Gilbert, ka rrëfyer historinë e saj frymëzuese të mbijetesës në burgun iranian. Duke e quajtur një “torturë psikologjike”.

“Tortura është psikologjike. Ju çmendeni plotësisht. Është kaq e dëmshme”.

Në një intervistë për mediat australiane, Moor-Gilbert, tha se ajo vazhdon ende të ketë dhimbje fizike, edhe pse kanë kaluar gati tre muaj që nga lirimi i saj.

Ajo thotë se u mbajt për dy vite, ditë për ditë në një qeli shumë të vogël. Kjo ishte një nga torturat më të këqija se ajo kishte kaluar. Izolimi në një vend shumë të vogël.

Gjithashtu 804 ditët e saj prapa hekurave përfshinin shtatë muaj në izolim, ku ajo hyri në greva urie duke u marrë në pyetje. Kylie ka treguar se është rrahur nga rojet e burgut.

“Dhoma e izolimit është e krijuar për t’iu thyer”.

Për më tepër ajo tha se kishte menduar disa herë të kryente një akt vetvrasës ndërsa ishte e izoluar.

Moor-Gilbert është liruar nga burgu iranian pas 804 ditësh e mbajtur peng aty. Ajo u dënua me 10 vite, me akuzën e spiunazhit në shtator të vitit 2018.

Ajo i kishte mohuar me forcë akuzat dhe kishte ruajtur pafajësinë e saj.

Por ajo u la e lirë në këmbim të tre iranianëve që mbaheshin jashtë vendit, në Tajlandë, në nëntor të vitit 2020.

Moore-Gilbert, pasi mbërriti në Australi u bashkua me familjen e saj. Gjithashtu zyrtarët e shëndetit publik dhe anëtarët e Forcës Australiane të Mbrojtjes, e pritën në Aeroportin e Canberra-s.

Për shkak të shenjave të Covid-19, ajo kaloi dy javë në karantinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore