Sport

Moggi: Juventusi nuk rrezikon të bie në Serie B


Skandali i Juventus-it lidhur me bilancet e rreme të kontabilitetit, ka bërë bujë në mediat italiane dhe jo vetëm.

Shumë mendojnë se bardhezinjtë rrezikojnë rënien në një kategori më poshtë, Serie B, njëjtë sikurse u dënuan për skandalin Calciopoli që ndodhi në vitin 2006.

Por, këtë gjë nuk e mendon aspak ish-drejtori i torinezëve, Luciano Moggi, i cili ka thënë se Juventus-it do t’i jepet një dënim minimal.

“Rreziku maksimal i Juventusi-it është zbritja e një apo dy pikëve. Thashethemet që ata mund të rrëzohen në Serie B janë shaka”, tha fillimisht Moggi.

Moggi më tutje shtoi se familja Agnelli janë të gatshëm të përballen me çfarëdo lloj akuze për klubin e tyre.

“Agnelli? Familja është e veçantë dhe ata janë gati të shkojnë në ‘luftë’. Kur unë u largova nga klubi, avokati i shoqërisë negocioi dhe e dërgoi klubin në Serie B duke na fajësuar ne”, u tha mes tjerash Luciano Moggi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore