Film

Mjekja që ndërhyri në aksidentin fatal të xhirimeve të filmit “Rust” – ngre padi kundër stafit


Halyna Hutchins - Kineaste

Mjekja kryesore që intervenoi gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, Cherlyn Schaefer, ka vendosur të marr masa ligjore kundër ekspertes së armëve, Hannah Gutierrez-Reed dhe asistentit, Dave Halls, duke i paditur ata për të shtënat fatale që vranë kineasten, Halyna Hutchins.

Schaefer ngriti padi kundër ekspertes dhe ndihmës regjisorit të filmit — plus kompanisë së prodhimit dhe të tjerë — duke pretenduar se neglizhenca e supozuar e të pandehurve i shkaktoi shqetësim të rëndë emocional pas gjithë kësaj.

Pamje nga xhirimet e “Rust”.

Sipas dokumenteve, të marra nga TMZ, Schaefer pretendon se ajo ishte e para që i dha ndihmë mjekësore Halyna pas të shtënave, duke luftuar dëshpërimisht për të shpëtuar dhe duke ushtruar presion në plagët e saj si dhe duke i dhënë oksigjen.

Schaefer gjithashtu pretendon se ajo ishte ajo që thirri emergjencen dhe urdhëroi një helikopter mjekësor për të transportuar Halyna në spital, ku ajo përfundimisht vdiq.

Cherlyn Schaefer.

Në padi, Schaefer pretendon se ajo ka pësuar “shok të jashtëzakonshëm, traumë dhe shqetësim të rëndë emocional”, dhe ajo po fajëson të gjithë kalvarin në mangësitë e prodhimit në lidhje me çështjet e sigurisë.

Ajo thotë se ishte e punësuar rregullisht si mjeke në setin e filmit përpara “Rust”, por tani ajo pretendon se është aq e tronditur sa është penguar të kthehet në profesion apo ndonjë punë tjetër.

Cherlyn, ka paditur Reed dhe Halls duke shtuar se ata ishin përgjegjës që Alec Baldwin-it iu dha arma me një plumb të drejtpërdrejtë, që vrau Halyna-n. E njëjta nuk e ka paditur, aktorin Baldwin.

Ajo po padit gjithashtu mjeshtren e filmit, Sarah Zachry, duke pretenduar se Zachry e dinte ose duhej ta dinte që arma përmbante municion të gjallë.

Më 21 tetor, në xhirimet e filmit “Rust”, kineastja Halyna Hutchins vdiq dhe regjisori Joel Souza u plagos kur një plumb nga një armë mbështetëse e shkrepur nga Alec Baldwin goditi Hutchins në gjoks dhe Souzan në shpatull.

Halyna Hutchins.

Arma u zbulua se përmbante municion të vërtetë dhe jo të rremë – Baldwin më vonë e quajti incidentin “një ngjarje, një në një trilion”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore