Lajme

Miratohet vendimi prej 50 eurosh për subvencionimin e qytetarëve që adoptojnë qenët endacakë


Ilustrim.

Kuvendi Komunal i Prishtinës, ka miratuar me shumicë votash propozim vendimin për subvencionimin e personave fizik dhe juridik të cilët marrin në përkujdesje dhe mbajtje një qen apo më shumë.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media.

“Adoptimi është mënyra më humane e trajtimit të qenve” tha Rama para këshilltarëve komunal.

Kurse sipas drejtorit për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica, qëllimi final i këtij vendimi është që të zvogëlohet numri i qenve endacak në rrugët e qytetit.

“Me këtë vendim parashihet që të zvogëlohet numri i qenve endacak në rrugët e qytetit”.

Në komunikatë është thënë se pas votimit, ky vendim do të nis zbatimin pas kalimit të procedurave ligjore të nevojshme.

Me vendim të kryetarit Përparim Rama, Komuna e Prishtinës tanimë ka nisur aksionin për dërgimin e qeneve endacakë në strehimore të lincencuar nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit (AVU), ku do të marrin trajtimin e duhur si dhe do të bëhen gati për adoptim.

Pos tjerash, u bë e ditur se Komuna e Prishtinës është në fazën përgatitore të rregullores për trajtimin e qeneve endacak, e cila gjendet në Hajvali e që shumë shpejt pritet të jetë funksionale.

“Komuna po ashtu është duke e përgatitur rregulloren për trajtimin e qeneve endacak, ku përfshihet edhe mënyra se si mund të adoptohet një qen i tillë, të cilin do ta trajtojë falas në çfarëdo kohe veterinari i Kryeqytetit në qendrën për trajtimin e tyre e cila gjendet në Hajvali të Prishtinës dhe do të hapet së shpejti.

Përndryshe, kryeqyteti është duke ndërmarrë veprime të shumta për trajtimin e qeneve endacak, ku deri tani janë ndarë 1 milion e 300 mijë euro.

Ky vendim i Komunës është kritikuar nga shoqëria civile pasi të njëjtin e kanë krahasuar me vendimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve e cila ndan 10 euro për fëmijët deri në moshën 15 vjeçare.

Largimi i qenëve endacak nga rruga, Komuna e Prishtinës subvencionon me nga 50 euro qytetarët që adoptojnë një qen

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore