Lajme

Miratohen tri marrëveshje ndërkombëtare – Hoti akuzon ministrin Murati për kredi të ndihmave sociale


Komision për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Komision për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar të mërkurën tri marrëveshje ndërkombëtare.

Dy prej të cilave kanë të bëjnë me marrjen e një kredie për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në rajonin e Mitrovicës në vlerë prej mbi 30 milionë euro.

Ndërsa marrëveshja për reforimin e ndihmës social, është rikthyer për miratim pasi u rrëzua muaj më parë në Kuvend.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se kjo kredi 47 milionëshe ka për qëllim reformimin e skemave sociale.

Por, Murati përsëri kritika ndaj kësaj kredie pranoi nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

“Marrëveshja është e njëjtë, nuk do të rritet asistenca sociale, ne nuk kemi hyrë në kredi asnjëherë për ndihma sociale. Çfarë ministri i Financave je kur kërkon kredi për ndihma sociale”.

Komision për Buxhet, Punë dhe Transfere

Edhe, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala kërkoi nga ministri që kreditë e buta mos të ridestinohen në projekte të tjera.

Pas siç tha ai, ka ndodhur në qeverinë Kurti I, kur kreditë e buta janë ridestinuar në shkollimin e personave të caktuar dhe asambletë kulturore në Dubai.

Përveç këtyre, Komisioni ka miratuar edhe plotësim-ndryshimet në Projektligjin për themelimin e fondit për garanci kreditore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore