Shqipëria

Ministrja austriake: Të hapen negociatat me Shqipërinë, Ballkani Perëndimor ka nevojë për një sinjal


Ministrja e Austrisë për Evropën, Karoline Edtstadler, në një intervistë me agjencinë austriake të lajmeve “APA”, ka deklaruar se Austria mbetet një mbështetëse e integrimit evropian të Shqipërisë.

Ajo ka theksuar se, negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë kanë nisur, por që Bashkimi Evropian nuk duhet t’i lëri në baltë.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një sinjal politik të tipit ‘shikoni këtu, ne në fakt jemi pro zgjerimit të unioni’”, u shpreh Edstandler.

Ajo ka ravijëzuar se, vetë Austria ka bërë hapa mbështetës duke qenë se njëzëri ka miratuar një rezolutë për zgjerimin në Këshillin e fundit të ministrave evropianë.

Në intervistën e saj, ministrja austriake i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian, përkatësisht Francës – e cila pritet të marrë presidencën më 1 janar – që të kthejnë sytë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas saj, tashmë është koha që unioni t’i japë një përgjigje të qartë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për rrugëtimin e tyre drejt integrimit.

Gjithashtu, Edtsadler ka shtuar se nën qeverisjen e kancelarit Karl Nehammer, Austria do të ketë në qendër të vëmendjes politikën e emigracionin dhe zgjerimin e BE-së, sidomos integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Sa i përket, Presidencës franceze, ajo u shpreh se mund të ketë vështirësi që Franca të përfaqësojë të gjithë interesat e Evropës.

Por i ka kërkuar që prioritet kyç i asaj duhet të jetë edhe politika e zgjerimit të BE-së, ku Ballkani Perëndimor duhet të ketë një vend të rëndësishëm.

Ministrja është ndalur edhe te situata të Bosnjë dhe Hecegovinë, ku serbët kanë kërcënuar me shkëputje.

E pyetur nëse BE-ja po i kushton shumë pak rëndësi kësaj çështje, pasi nuk është e përfshirë në asnjë agjendë të ministrave, ajo theksoi se situata po mbikëqyret me sukses.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore