Lajme

Ministria Drejtësisë zbret për 50 euro pagesën për provim të jurisprudencës


Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se kanë ulur pagesën për paraqitje të provimit të jurisprudencës për 50 euro, nga 100 sa ishte deri tani.

Nga tani e tutje do të jetë 50 euro kur aplikantët paraqesin provimin herën e parë, ndërsa paraqitja për herën e dytë do të kushtoj 30 euro.

Ministrja ka bërë publik vendimin me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ku si arsyetim për këtë vendim potencoi se  “ndër prioritetet tona është po ashtu edhe krijimi i kushteve sa më të mira për juristët tanë të rijnë të cilët nesër synojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe që do të japin kontribut  në interesin publik”

Këtë vendim ministrja Haxhiu e ka marrë duke u mbështetur në këto bazë ligjore “Në mbështetje të nenit 10 (paragrafi 1 dhe 2), dhe neni 11 të Ligjit nr.06/L-113 për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura (GZ, nr.7/01 mars 2019), duke marrë parasyshë nenin 4, (paragrafi  5) të Ligjit nr.04/1-141 për Provimin e Jurisprudencës, duke u bazuar në nenin 8 (paragrafi 1 nënparagrafi 1.4) të rregullorës (QRK)-Nr.02-2021 për fushat dhe përgjegjsitë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive, ministrja mori këtë vendim.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore