Kosova

Ministri Latifi i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik


Rifat Latifi, Ministër i Shëndetësisë në Kosovë

Homologia e tij nga Shqipëria i vjen në takim por, Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi nuk mund t’a pres.

Sipas një njoftimi publik të Ministrisë së shëndetësisë në Kosovë, Latifi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike nga apendisiti, në orët e para të së premtes.

“Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, njofton opinion publik se gjendja shëndetësore e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi është stabile. Ministri Latifi i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik nga apendisiti”, thuhet në njoftimin e shkurtër të MSh-së.

Sipas agjendës së paracaktuar, Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manasterliu ka paraparë një vizitë në Prishtinë gjatë kësaj të premte.

Ishte planifikuar që ajo të pritej nga ministri Latifi dhe së bashku të kishin edhe një konferencë për media.

Të dy pastaj, do të vizitonin edhe Spitalin e fëmijëve “Sheikha Fatime” në QKUK.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore