Lajme

Ministri i Jashtëm egjiptian: Izraeli nuk ka lejuar hapjen e kalimit në Rafah


Egjipti ka synuar të mbajë në funksion kalimin Rafah që nga fillimi i konfliktit të fundit, por Izraeli nuk e ka lejuar atë nga ana e Gazës.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Egjiptit, Sameh Shoukry, raporton transmetuesi “Al Jazeera”.

Shoukry e quajti situatën me të cilën përballet populli palestinez në Gaza “të rrezikshme”.

Izraeli ka mohuar raportimet se ka rënë dakord të ndalojë zjarrin në jug të Gazës për të lejuar hapjen e kalimit kufitar Rafah për të lejuar ndihmën në Rripin e Gazës.

“Për momentin nuk ka armëpushim për ndihmën humanitare në Rripin e Gazës dhe daljen e të huajve”, thuhet në një deklaratë të shkurtër nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyau.

Më herët, agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar dy zyrtarë egjiptianë të sigurisë, tha se Izraeli ra dakord të ndalonte zjarrin nga ora 9 e mëngjesit në një marrëveshje të rënë dakord me Egjiptin dhe SHBA-të.

Egjipti ka frikë nga një eksod masiv i refugjatëve palestinezë në territorin e tij.

Zyra e mediave e Hamasit tha të hënën në mëngjes se nuk ka informacion për një armëpushim humanitar që është rënë dakord, pas raportimeve se Izraeli ka rënë dakord për një armëpushim dhe hapjen e pikës kufitare Rafah me Egjiptin.

Cili është vendkalimi Rafah?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore