Lajme

Ministri i Energjisë të Izraelit: Nuk ka energji elektrike apo ujë në Gaza derisa pengjet të kthehen në shtëpi


Ministri i Energjisë të Izraelit, Israel Katz thotë se Gaza nuk do të furnizohet me energji elektrike apo ujë derisa të rrëmbyerit gjatë sulmit shokues të Hamasit të kthehen në shtëpi.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “The Times of Israel”.

“Ndihma humanitare për Gazën? Asnjë çelës elektrik nuk do të ndizet, asnjë pompë uji nuk do të hapet dhe asnjë kamion karburanti nuk do të hyjë derisa të rrëmbyerit izraelitë të kthehen në shtëpi”, poston ai në X, i njohur më parë si Twitter.

“Humanitarizëm për humanitarizëm. Dhe askush nuk mund të na predikojë moralin”, shkruan ministri izraelit.

Izraeli ka ndaluar hyrjen e ushqimit, ujit, karburantit dhe ilaçeve në territor.

Të martën, termocentrali i vetëm i Gazës mbeti pa karburant dhe u mbyll, duke lënë vetëm dritat që furnizoheshin nga gjeneratorët privatë të shpërndarë.

Ato do të fiken gjithashtu nëse karburanti nuk lejohet të hyjë.

Një zyrtar i lartë i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq paralajmëroi se mungesa e energjisë elektrike mund të gjymtojë spitalet, pasi ai bëri thirrje që Hamas të lirojë pengjet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore