Shqipëria

Ministri britanik pranon se janë zhdukur 176 fëmijë azilkërkues shqiptarë


176 fëmijë azilkërkues me origjinë shqiptare që ishin vendosur në hotelet e drejtuara nga Ministria e Brendshme britanike janë zhdukur.

Ato përfshijnë një vajzë dhe të paktën 13 fëmijë nën moshën 16 vjeç, tha ministri i Brendshëm Simon Murray para Dhomës së Lordëve të hënën.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta britanike “The Guardian”.

Ai tha se qeveria shpresonte të heqë dorë nga përdorimi i hoteleve për fëmijët “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ka gjashtë hotele të “Home Office” për fëmijët azilkërkues të pashoqëruar, duke përfshirë atë në Brighton.

OJQ-të kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për fëmijët që zhduken nga strehimi dhe kanë ofruar të ndihmojnë Home Office për t’i mbajtur ata të sigurt, por qeveria i ka refuzuar këto oferta.

Që kur Home Office filloi strehimin e azilkërkuesve në hotele në Brighton dhe Hove në korrik 2021, 137 fëmijë të pashoqëruar janë raportuar të zhdukur, tha zëdhënësi i policisë.

Prej tyre, 60 janë gjetur dhe 76 raste mbeten në hetim. Njëri është transferuar në një forcë fqinje, që besohet të jetë Met.

Gazetari i “The Guardian”, Mark Townsend për Albanian Post: Me gjasë ka fëmijë shqiptarë të përfshirë në rrëmbim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore