Sport

Milan-i e ka opsion nënshkrimin me Wijnaldum


U transferua me parametra zero në sezonin e kaluar, mirëpo Georginio Wijnaldum nuk arriti ta gjente vetën me skuadrën e Paris Saint Germain, pavarësisht se erdhi si një përforcim i madh në skuadër.

38 ndeshje në të gjitha garat, por holandezi shumicën prej tyre i zhvilloi nga banka rezervë, pasi që nuk bindi tashmë ish-trajnerin e PSG-së, Mauricio Pochettino-n.

As trajneri i tashëm i francezëve, Christophe Galtier, si duket nuk e ka në plane mesfushorin në fjalë, andaj me shumë gjasë ai do të largohet gjatë kësaj vere nga Parisi.

Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, PSG ia ka ofruar Milan-it shërbimet e tij.

Edhe kuqezinjtë janë duke kërkuar për një mesfushor gjatë kësaj vere, andaj Wijnaldum do të ishte një përforcim i duhur.

Mediat në Francë raportojnë se te PSG janë të gatshëm ta ofrojnë në huazim lojtarin me kampionët e Italisë, madje do ta kompensojnë edhe një pjesë të pagës së tij.

Megjithatë, për Milan-in përsëri do të përbëjë problem paga që aktualisht përfiton holandezi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore