Sport

Milan afër transferimit të Renato Sanches


Foto: Sylvain Lefevre/ Getty Images

AC Milan është afër një lëvizjeje për mesfushorin e Lille, Renato Sanches, thotë gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano.

24-vjeçari, Sanches, ka riformuar karrierën e tij në Francë pasi u transferua te Bayern Munich për një potencial prej 80 milionë euro në vitin 2016 kur ishte 18 vjeç.

Portugezi dështoi në Bayern, por ka luajtur shumë mirë për Lille dhe Milan-i kanë qenë të interesuar për një kohë të gjatë për të zëvendësuar Franck Kessie-n, i cili do t’i bashkohet Barcelonës këtë verë.

Romano pretendon se Milani ka arritur marrëveshje verbale me Sanches, por bisedimet janë duke vazhduar për tarifën e transferimit.

Foto nga Ligue 1

Sanches ka pasur 25 paraqitje për Lille-n këtë sezon,ku ka shënuar dy gola, dhe ka regjistruar pesë asistime.

Kujtojmë se Milan u shpall kampion i Serie A, duke mposhtur Inter-in në garën për titull.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore